Ato që prishen më shpesh
- Bateria dhe karikuesi: i testojmë dhe i ndërrojmë kur duhet
- Motorët elektrikë që nuk rrotullojnë rrotën
- Instalimi elektrik, çelësat dhe pedali
- Telekomanda prindërore dhe marrësi i saj
- Rrotat, gomat, timoni, ulësja dhe pjesët plastike
Skuterë elektrikë dhe biçikleta nuk riparojmë, por ju gjejmë aksesorë për to.
Si funksiononKatër hapa, pa surpriza
- 01Na shkruani
Dërgoni në WhatsApp modelin, çfarë nuk punon dhe, nëse mundeni, një foto ose video të shkurtër.
- 02Sillni mjetin në dyqan
Rruga Jahja Ballhysa, Durrës. Jemi hapur çdo ditë, 08:00 - 20:00. Sillni edhe karikuesin dhe telekomandën.
- 03Kontroll falas
E kontrollojmë dhe ju themi çfarë ka dhe sa kushton riparimi. Pa miratimin tuaj nuk fillojmë asgjë.
- 04E riparojmë
Ju njoftojmë sapo mjeti të jetë gati për t'u marrë.
Nëse mjeti është ende në garanci
Nëse e keni blerë te Dino Drive dhe është ende në garanci, sillni numrin e porosisë. Ju themi nëse riparimi mbulohet nga garancia apo bëhet me pagesë, para se të fillojmë.