Porosia dhe transporti
Si porosis një mjet?
Zgjidhni modelin nga koleksioni dhe dërgoni kërkesën, ose na shkruani direkt në WhatsApp me moshën e fëmijës dhe buxhetin. Ekipi ju thotë nëse e kemi në gjendje dhe si vazhdohet më tej.
A është transporti falas dhe ku dërgoni?
Po, transporti është falas në të gjithë Shqipërinë. Mjeti niset i kontrolluar dhe i paketuar për udhëtim të sigurt.
Si mund të paguaj?
Paguani në dorëzim, kur ta merrni mjetin në dorë dhe ta shihni. Na shkruani para se të porosisni nëse keni ndonjë kërkesë të veçantë.
A vjen i montuar dhe gati për përdorim?
Po. Çdo mjet montohet, kontrollohet dhe testohet nga ekipi ynë përpara dorëzimit, kështu që mbërrin gati për t'u përdorur.
A mund ta personalizoj për dhuratë?
Po, e zbukurojmë sipas dëshirës për ditëlindje ose për dhuratë. Thojeni kur porosisni, që ta përgatisim bashkë me mjetin.
Modeli, mosha dhe siguria
A kontrollohen mjetet përpara dorëzimit?
Po, çdo mjet kalon në katër hapa: kontrollohet struktura (shasia, rrotat, ndenjëset), kontrollohet pjesa elektrike (bateria, motori, karikuesi, kabllot), provohet në punë e jo vetëm me sy, dhe në fund pastrohet e paketohet.
Si e zgjedh modelin sipas moshës?
Koleksioni mbulon moshat 2-12 vjeç, të ndara në tri grupe: hapat e parë (2-4), më shumë pavarësi (5-8) dhe modele më sfiduese (9-12). Udhëzuesi i moshës i shpjegon me detaje.
Shikoni udhëzuesin e moshës ↗Sa mban bateria dhe si karikohet?
Sa zgjat bateria dhe sa duhet për ta mbushur ndryshojnë sipas modelit, dhe shënohen te specifikat e çdo produkti. Karikuesi përfshihet dhe mbulohet nga garancia në kushte përdorimi normal.
Sa të sigurta janë mjetet për fëmijët?
Struktura, frenimi dhe sistemi elektrik testohen para çdo dorëzimi. Për modelet më të shpejta rekomandojmë të fillohet me shpejtësinë më të ulët dhe të përdoren në vende pa makina, nën kujdesin e një të rrituri.
A ofroni servis dhe pjesë këmbimi?
Po. Shërbimin e kemi në dyqan. Na shkruani modelin dhe problemin, e ju themi nëse rregullohet me garanci apo me pagesë.
Garancia, qiraja dhe klubi
Çfarë mbulon garancia dhe sa zgjat?
Garancia zgjat sipas modelit dhe koha e saktë shënohet te çdo produkt. Ajo mbulon të metat e prodhimit ose të montimit: motorin, baterinë, karikuesin, strukturën dhe pjesën elektrike. Nuk mbulon dëmtimet nga përdorimi i gabuar, nga uji apo konsumin e zakonshëm.
Lexoni kushtet e plota të garancisë ↗Si e aktivizoj garancinë nëse kam problem?
Na kontaktoni me numrin e porosisë dhe një përshkrim të problemit. Garancia ruhet te porosia juaj, prandaj nuk ju duhet asnjë dokument tjetër. Nëse defekti konfirmohet, ju zëvendësojmë mjetin ose ju kthejmë vlerën e produktit në lekë.
A mund ta kthej mjetin nëse ndërroj mendje?
Jo. Mjeti i hapur dhe i provuar nuk kthehet, sepse edhe një ngasje e vetme ia heq vlerën si i ri. Nëse arrin i dëmtuar nga transporti, njoftoni brenda 48 orëve dhe e zgjidhim ne pa asnjë kosto për ju. Nëse mjeti është ende i paprekur, mund ta këmbeni me një model tjetër brenda 5 ditëve, duke paguar ose duke marrë diferencën e çmimit.
Lexoni politikën e kthimeve ↗A mund të marr një mjet me qira?
Po, disa modele jepen me qira. Janë të përshtatshme për ditëlindje, për evente ose thjesht për ta provuar një model para se ta blini.
Shikoni mjetet me qira ↗Çfarë përfitoj nga Klubi Dino Drive?
Me një profil falas i ndiqni porositë tuaja dhe niveli ju ngjitet me çdo blerje të përfunduar, nga Bronze te VIP, duke ju sjellë ulje besnikërie, kredi dhe një kod referimi për ta ndarë me të tjerët.