Transporti falas në të gjithë Shqipërinë Kontroll teknik para çdo dorëzimi Na kontaktoni

Kreu/Bamirësi

Donate the children's things you no longer need

Fëmija u rrit dhe makina, lodrat ose karroca nuk i duhen më? Sillini në dyqanin tonë në Durrës, edhe nëse nuk punojnë, dhe ne ia japim falas një familjeje që ka nevojë.

Çfarë pranojmë

Gjëra që një fëmijë tjetër mund t'i përdorë

  • Makina dhe motorra elektrike, bashkë me karikuesin
  • Biçikleta, monopatina dhe triçikla
  • Lodra
  • Karroca, krevate portativë dhe karrige makine
Çfarë nuk pranojmë

Për sigurinë e fëmijës që i merr

  • Gjëra të papastra
  • Bateri të fryra, që nxehen ose rrjedhin
  • Karrige makine që kanë qenë në aksident ose që u ka kaluar afati
Si funksionon

Tre hapa

  1. 01
    Pastrojini dhe kontrolloni baterinë

    Pastrojini mirë. Nuk është e nevojshme të punojnë, por bateria nuk duhet të nxehet, të fryhet ose të rrjedhë. Një mjet elektrik sillni me karikuesin.

  2. 02
    Sillini në dyqan

    Rruga Jahja Ballhysa, Durrës. Jemi hapur çdo ditë, 08:00 - 20:00. Për një mjet të madh, na shkruani më parë në WhatsApp.

  3. 03
    Ia japim falas një familjeje

    E publikojmë në Instagram dhe TikTok, dhe një familje që ka nevojë vjen dhe e merr falas në dyqan.