Shumica e prindërve nuk e dinë se një makinë elektrike për fëmijë që nuk ndizet më, zakonisht nuk ka nevojë të hidhet. Në pjesën më të madhe të rasteve problemi është një pjesë e vetme: bateria, karikuesi, një kabllo ose motori i një rrote. Këto ndërrohen.
Në dyqanin tonë në Durrës riparojmë makina dhe motorra elektrike për fëmijë, edhe nëse nuk i keni blerë te ne. Kontrolli është falas.
Para se të vini: provoni këto
Disa probleme zgjidhen në shtëpi në pesë minuta: çelësi kryesor i fikur, fisha e baterisë e liruar, bateritë e telekomandës. I kemi mbledhur te udhëzuesi për problemet më të shpeshta. Nëse pas tyre mjeti ende nuk punon, sillni te ne.
Çfarë riparojmë
- Bateria dhe karikuesi. I testojmë dhe ju themi cili nga të dy ka problem, para se të blini diçka të re.
- Motorët elektrikë. Kur një rrotë nuk rrotullohet më, edhe kur mjeti është ngritur nga toka.
- Instalimi elektrik, çelësat dhe pedali. Kabllo të shkëputura, çelësa që nuk kapin, pedal që nuk reagon.
- Telekomanda prindërore dhe marrësi i saj.
- Rrotat, gomat, timoni, ulësja dhe pjesët plastike.
Skuterë elektrikë dhe biçikleta nuk riparojmë, por ju gjejmë aksesorë për to.
Si funksionon
- Na shkruani në WhatsApp modelin, çfarë nuk punon dhe, nëse mundeni, një foto ose video të shkurtër.
- Sillni mjetin në dyqan, në Rrugën Jahja Ballhysa, Durrës. Jemi hapur çdo ditë, 08:00 - 20:00. Sillni edhe karikuesin dhe telekomandën, sepse shpesh problemi është aty.
- E kontrollojmë falas dhe ju themi çfarë ka dhe sa kushton riparimi. Pa miratimin tuaj nuk fillojmë asgjë.
- E riparojmë dhe ju njoftojmë sapo të jetë gati.
Po garancia?
Nëse mjetin e keni blerë te Dino Drive dhe është ende në garanci, sillni numrin e porosisë. Ju themi nëse riparimi mbulohet nga garancia apo bëhet me pagesë, para se të fillojmë. Kushtet e plota janë te faqja e garancisë.
Kur ta ndaloni menjëherë përdorimin
Nëse bateria është fryrë, nxehet shumë gjatë karikimit, rrjedh ose ka erë të çuditshme, mos e karikoni më dhe mos e lini fëmijën ta përdorë. Hiqeni nga priza dhe na shkruani.