Përditësuar më: 30 korrik 2026
Rregulli kryesorProdukti i përdorur nuk kthehet
Produktet elektrike për fëmijë janë të brishta: mjafton një ngasje në oborr që rrotat, boja ose bateria të mos jenë më si të reja, dhe një produkt i tillë nuk shitet dot sërish si i ri. Prandaj nuk pranojmë kthime dhe nuk bëjmë rimbursime thjesht sepse ndërroni mendje pasi produkti është hapur dhe provuar. Zgjidhni me kujdes modelin, dhe nëse keni dyshime për moshën ose përmasat, na pyesni para se të porosisni.
Dëmtim nga transportiNëse arrin i dëmtuar, e mbulojmë ne
Kontrollojeni produktin para se shoferi të largohet. Nëse kutia ose produkti kanë dëmtime nga transporti, njoftoni brenda 48 orëve në WhatsApp ose në +355 69 602 9711, bashkë me fotot e dëmtimit dhe të paketimit. Ju zëvendësojmë produktin ose ju kthejmë vlerën e produktit në lekë, dhe të gjitha kostot e transportit i mbulojmë ne. Nuk paguani asgjë.
KëmbimiProdukti i paprekur këmbehet
Nëse produkti është ende si i ri, mund ta këmbeni me një model tjetër brenda 5 ditëve nga dorëzimi. Kushtet janë të thjeshta:
- Produkti të mos jetë përdorur: pa gërvishtje, pa baltë, pa shenja ngasjeje.
- Të jetë i plotë me karikuesin, telekomandën, aksesorët dhe manualin, në paketimin origjinal.
- Të keni faturën ose numrin e porosisë.
Diferencën e çmimit e rregullojmë në momentin e këmbimit: nëse modeli i ri kushton më shumë, paguani vetëm diferencën; nëse kushton më pak, jua kthejmë diferencën. Transportin e këmbimit e organizojmë ne, ju nuk keni pse të kërkoni adresë kthimi.
Defekt pas dorëzimitZëvendësim ose kthim i vlerës në lekë
Nëse produkti ka defekt gjatë përdorimit normal — bateri që nuk mban, motor që nuk punon, pjesë elektrike me problem — ju zëvendësojmë produktin ose ju kthejmë vlerën e produktit në lekë. Njoftoni sa më shpejt me numrin e porosisë dhe një përshkrim të problemit; transportin e organizojmë dhe e paguajmë ne.
QirajaAnulimi i një rezervimi qiraje
Rezervimet e qirasë lidhen me një datë të caktuar, ndaj kanë kushtet e tyre. Anulimet njoftohen sa më shpejt në telefon ose WhatsApp; kushtet e anulimit dhe kthimi i garancisë konfirmohen kur bëni rezervimin.
Nëse nuk bihemi dakordAnkesat
Nëse nuk jeni të kënaqur me zgjidhjen, dërgoni ankesën me shkrim në dinodrive.store@gmail.com dhe ju përgjigjemi brenda afateve ligjore. Nëse çështja nuk zgjidhet, mund t\'i drejtoheni strukturave shtetërore për mbrojtjen e konsumatorit.